PS triumfon edhe në Rrogozhinë, Edison Memolla "rrëzon" Shkëlqim Hoxhën

15 Maj 2023, 08:39 / POLITIKË ALFA PRESS

PS triumfon edhe në Rrogozhinë, Edison Memolla "rrëzon"
Edison Memolla i PS-së triumfoi ndaj Shkëlqim Hoxhës, i “Bashkë Fitojmë”. Fillimisht Rrogozhina nisi me pak vonesë procesin e numërimit, por eci me ritme të shpejta të numërimit të kutive të votimit. Brenda një afati shumë të shkurtër kohor u numëruan 10 kuti votimi, e më pas vijoi puna me të tjerat.

Si shkoi procesi i zgjedhjeve?

Shqipëria mbajti një ditë më parë (14 Maj) zgjedhjet vendore 2023. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën zyrtarisht në orën 19:00.

Tashmë ka nisur procesi i numërimit në disa bashki. Për herë të parë në Kamëz, Vorë dhe Elbasan pati votim dhe numërim elektronik dhe në të treja këto bashki, fitues doli PS.

Mbi 3.6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 61 kandidatë për kryebashkiakë. Në 61 bashki të vendit ishin të hapura 5213 qendra votimi. Mbi 500 qendra votimi shfaqën probleme teknike me identifikimin biometrik, duke shkaktuar vonesa në votime.

Po ndodh...

ide