PSD dorëzon listën në KQZ me emrat e kandidatëve për deputetë, Tom Doshi kandidon i pari në Shkodër
13 March 2025, 00:04 / POLITIKË

Edhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit për të 12 qarqet.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara më 2021, ku ai kandidoi në Tiranë, këtë herë Doshi ka zgjedhur qarkun e Shkodrës, i pari në listë.
Doshi dorëzoi mandatin teksa ishte ende në detyrë të legjislaturës 2017-2021, pak para se KQZ ta shpallte fitues të mandatit të deputetit edhe për legjislaturën e re 2021-2025 për shkak të shpalljes non grata nga SHBA-të.
Doshi rikthehet në garën politike për t’u bërë pjesë e Parlamentit pas 4 vitesh mungesë në seancat plenare.



Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128