“Pse e do qeverinë teknike?”/ Gjekmarkaj përplaset me gazetaren: Ke ngrënë gazetë?
Gazetarja Anila Basha dhe demokrati Agron Gjekmarkaj, janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e emisionit “Top Story” në Top Channel.
Teksa po diskutohej për situatën politike dhe qeverinë teknike, Gjekmarkaj iu drejtua Bashës, duke i thënë “Ça ke ngrënë para se të vije këtu? Ke ngrënë gazetë?”.
Pjesë nga debati në studio:
Basha: Ju do ta bëni këtë revolucion për të bërë Berishën kryeministër?
Gjekmarkaj: PD në vitin 2005-20213 ka disa arritje që nuk i ka arritur kush, mos i harroni ato.
Basha: Berisha është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe është nën akuzë për korrupsion nga SPAK.
Gjekmarkaj: Ai nuk e ka penguar rotacionin në vitin 2013. Qëllimi i tij ka qenë të dorëzonte pushtetin me zgjedhje të lira. Ehuuu komision. Sikur ke ardhur dje nga galaktika
Basha: Po thua që nuk mbrohen votat…?
Gjekmarkaj: S’ka garanci, mbrojtje e asgjë
Basha: Ai keni komisionerët tuaj në çdo qendër?
Gjekmarkaj: Si do reagosh ti ndaj qelisë? Si mbrohesh? Ore ca ka ngrënë kjo para se të vinte këtu? Gazetë ka ngrënë?
Çfarë orfojnë partitë e reja?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128