"Pse u zhduk disidenti Alimehmeti?"/ Salianji "thumbon" Berishën: Në takimet e mia ka tre herë më shumë demokratë

12 Janar 2026, 21:46 / POLITIKË ALFA PRESS

"Pse u zhduk disidenti Alimehmeti?"/ Salianji "thumbon"

Ervin Salianji, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për takimet që ka zhvilluar me demokratët në disa qytete. 

Salianji deklaroi se në takimet e tij ka deri në tre herë më shumë pjesëmarrës se në takimet e Berishës. Ai foli edhe për faktin që Ilir Alimehmeti nuk po e ndjek më nëpër Foltore, por tha se Alimehmeti është i fokusuar në Tiranë dhe nuk ka patur shumë kohë. 

Salianji foli edhe për akuzat e Berishës, se takimet e tij i organizon krimi, duke i konsideruar absurde dhe tha se ai ka bërë burg për shkak të denoncimeve ndaj krimit. 

Ylli Rakipi: Sa takime keni mbajtur? Kush është bashkuar me ju? Ç’ndodhi me Alimehmetin, figurë e madhe disidente ai, por u zhduk nga takimet tuaja? E mori doktori…

Ervin Salianji: Janë bërë takime në Durrës, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Korçë. Kanë qenë pjesë e partisë, jo partia që u nda dhe fragmentarizua, por nga PD që sot drejtohet nga Berisha. Kanë qenë njerëzit më të votuar të zonave dhe kryetarët e partive që e drejtojnë PD-në në çdo zonë. Korça ishte 95%, kam përmendur me emër organizatorët. Ju dhe demokratët e kuptojnë, kush e ka organizuar takimin tjetër që ishte tre herë më i vogël, takimi i kryetarit të partisë në Korçë. Janë bashkaur njerëz që kanë sakrifikuar për PD dhe jo ata që përfitojnë, jo rrogëtarët, por ata që kanë sakrifikuar, njerëzit që duan që PD të jetë parti fituese dhe jo parti vegjetuese. Sipas zonave e keni parë. Alimehmeti ka qenë, i qëndron mendimeve të veta, por takimet do edhe kohë, edhe energji… Por ka axhendat e veta në Tiranë, sepse është në Këshill Bashkiak, jep mësim.
Së pari, unë kam denoncuar të gjithë bandat kriminale në Parlament, nga Bajrat deri te Suelët e Elbasanit. Vrasësi i pamëshirshëm me politikanët, zhgënjimi dhe pakënaqësia, ky më është bashkuar mua. 

Ylli Rakipi: Berisha thotë se takimet e tua i organizon krimi. Vecanërisht në Elbasan. 

Ervin Salianji: Personi që akuzuan në Elbasan si koordinator të grupeve kriminale, doli iu përgjigj Sekretarit të Përgjithshëm të partisë dhe nxorri edhe foto me të. Nëse PD ka zgjedhur njerëz me krimin, problem i tyre. Të gjithë akuzat, bëhen për të shfokusuar vëmendjen. Elbasani, një javë para ishte takimi i kryetarit të partisë, kishte dy herë më pak njerëz. Si mund të thuash nga këto gjëra? Po tani çfarë thotë zotëria?
Po kolegë të tjerë në 2021, kë kanë akuzuar se mblidhnin firma për Foltoret e atëherëshme? Njëri tjetrin. Të më thuash mua, që kam bërë burg për denoncimin e krimit, që jam me krimin… Kishin çuar mesazhe në Korçë, çojnë në çdo qytet, dhe thonë takimet e tij i organizon krimi i organizuar, i çojnë këta nga qendra. Në Shkodër, thoshin e ka organizuar takimin Benet Beci, që këta e kishin drejtor. Zotëria u mor i pandehur para një jave, PD nuk mbajti qëndrim.

Ylli Rakipi: Pse je ndryshe ti nga Sali Berisha? E keqja në Shqipëri, është që një njeri i krijon të gjithë. Çfarë ju thua njerëzve që mbledh? Si e mendoni ju opozitën ndryshe nga Saliu?

Ervin Salianji: Unë jam bashkuar në PD në 2013 në opozitë, nuk jam fluks i ndokujt. Me zotin Berisha nuk kam patur lidhje, as më ka promovuar. Nuk kam patur ndonjëherë pushtet dhe as konsum.
Unë kudo ku kam marrë prëgjegjësi për PD-në, kam fituar, edhe me Edi Ramën, që ka qenë kryeministër. Une mendoj se PD nuk po shkon në rrugën e duhur, po shkon nga dita në ditë, më keq. E tregon rezultati zgjedhor, sheshet. Dakord zgjedhjet i vjedh Rama, po sheshet? Mendoj se PD ka paqartësi strategjike të tmerrshme. Paraditë e shan SPAK-un, pasdite thotë sa mirë bëri SPAK-u. Mendoj se PD ka një problem me fituesit, i urren fituesit. Nëse fiton në PD, nuk i duan. Merri zonat që ka fituar PD, Lezhën dhe Kukësin, nuk i përmend. Ka fituar në 7 zona, nuk i nxjerr kurrë ata. Edhe deputetët që kanë dalë nga lista e hapur, i lë në periferi. Mendoj se PD nuk ecën dot me këtë narrativë politike. 

Po ndodh...