
Publikohet raporti i DASH për Shqipërinë: Mbështesim SPAK, të shtohen hetimet për korrupsionin!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për luftën ndaj narkotikëve dhe pastrimit të parave. Për Shqipërinë, bëhet thirrje që të shtohen hetimet, pjesa më e madhe e pastrimit të parave është e lidhur me trafikun e drogës dhe korrupsionin.
Pjesa më e madhe e pastrimit të parave në Shqipëri është e lidhur me trafikun e drogës, evazionin fiskal dhe korrupsionin. Ky është konkluzioni i Departamentit Amerikan të Shtetit, në raportin e fundit për luftën ndaj krimit dhe narkotikëve, dhe për këtë arsye bëhet thirrje për thellim të hetimit nga drejtësia.
“Shqipëria duhet të zbatojë ligjet ekzistuese dhe të zgjerojë kapacitetin e policisë dhe prokurorëve për t’u fokusuar te korrupsioni, pastrimi i parave dhe krimet ekonomike. Shqipëria duhet të zbatojë plotësisht reformën gjyqësore të nisur në vitet 2016-2017.”
Në raport, Departamenti Amerikan vlerëson punën e Prokurorisë së Posaçme, ku përmend hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
“Në tetor 2023, SPAK njoftoi hetim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i sanksionuar nga SHBA për korrupsion, pasi dhëndri i tij përfitoi afro 5 milionë dollarë. Po në tetor, gjykatat dënuan ish-ministrin e mjedisit Koka, për pastrim parash, korrupsion dhe shpërdorim detyre sepse një kompani i dha atij 1.47 milionë dollarë.”
Në vlerësimet për aktivitetin e biznesit dhe regjimin e inspektimit, DASH shkruan se duhet të rregullohet legjislacioni për institucionet e mikrokredive dhe monedhat dixhitale.

ide

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128