Punësime fiktive/ Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja!

27 Shkurt 2025, 14:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Punësime fiktive/ Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Elbasanit,

Kandidati i PD për Primaret, Bledi Himçi, i shoqëruar dhe nga Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja kanë depozituar në SPAK, një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Elbasanit, Gledian Llatja.

Kallëzimi vjen në një kohë kur po afrohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, për të cilën zyrtarët e PD, e akuzojnë Llatjan se po favorizon PS, ndërsa i kërkuan SPAK që ta hetojë kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja për krim zgjedhor.

Sipas Himçit janë punësuar disa persona si tek pyjet dhe shërbimet e fshatrave, për të cilët ka dyshime se janë punësuar në mënyrë fiktive

Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja tha se i takon SPAK të tregojë se e ka seriozisht hetimin e krimit zgjedhor, pas ngritjes së Task-Forcës në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të zgjedhjeve parmalentare të 11 majit.

"Edhe ky kallëzim i sotëm është një shans në duart e SPAK dhe Altin Dumanit, që Task-Forca është ngritur seriozisht për hetimin ndaj krimit zgjedhor. Do vijojmë me denoncimin e krimit zghjedhor", u shpreh ndër të tjera Kalaja.

 

Po ndodh...

ide