Qendrat e emigrantëve në Shqipëri, Giorgia Meloni: Gati për t’i bërë operative, Gjykata e Lartë na dha të drejtë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se vendi i saj është gati për nisur dërgimin e emigrantëve në qendrat e pritjes në Shqipëri. Ajo i bëri komentet gjatë një konference me gazetarët, ku u shpreh se vendimet e Gjykatës së Lartë i japin të drejtë qeverisë së saj për të përcaktuar vendet e sigurta.
“Gjykata e Kasacionit thotë se i takon qeverisë të përcaktojë se cilat janë vendet e sigurta dhe se rrjedhimisht gjyqtari nuk mund të zbatojë sistematikisht ndalimin e emigrantëve, që vijnë nga ato vende, por në vend të kësaj mund të justifikojë rastin konkret pse një person, për një arsye specifike, nuk është i sigurt nga vendi që vjen, gjë që është krejtësisht e ndryshme nga ajo që bënë magjistratët e Gjykatës së Romës, të cilët nuk hynë në themel të çështjes,” u shpreh kryeministrja Meloni.
Ndërkohë ajo theksoi se hyrja e emigrantëve në Itali u ul me 60 për qind vitin e kaluar, ndërsa javët e fundit pothuajse është zeruar.
Lidhur me komentet e fundit të Donald Trump (lex. Tramp), kryeministrja italiane hodhi poshtë spekulimet se Shtetet e Bashkuara mund të përdorin forcën për të marrë Groenlandën ose Kanalin e Panamasë, duke thënë se komentet e Trump synojnë t’i japin një mesazh Kinës.
“Ndiej se duhet të përjashtoj mundësinë që Shtetet e Bashkuara vitet në vijim do të përpiqen të aneksojnë me forcë territoret që i interesojnë. Ato janë dy territore, ku ne kemi qenë dëshmitarë që vitet e fundit ka pasur një interes në rritje nga ana e Kinës,” tha Meloni.
Liderja e ekstremit të djathtë në Itali shtoi gjithashtu se nuk pret që presidenti i ardhshëm amerikan të braktisë Ukrainën.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
