Zbulimi i qeverisë së re, shkrihet ministria e Bora Muzhaqit
11 September 2025, 14:07 / POLITIKË

Në qeverinë e re të mandatit të katërt të Partisë Socialiste nuk do të ketë vend për Bora Muzhaqin.
Deputetja e sapozgjedhur e qarkut të Elbasanit ka drejtuar në mandatin e tretë Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Por ky dikaster nuk do të jetë pjesë e strukturës së qeverisë së në katër vitet e tjera.
Ndërkohë ajo që bie në sy është edhe marrja e një posti të rëndësishëm nga Toni Gogu.
Ish deputeti socialist nuk ia doli të marrë mandat deputeti në 11 maj, pasi në listën e hapur të Tiranës nuk mblodhi mjaftueshëm vota.
Megjithatë ai do ta nisë legjislacionin e ri sërish në Parlament, këtë herë jo në karrigen e deputetit, por përballë tyre, në pozicionin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po ndodh...
ide
Rinia e burgosur mes PS dhe PD, po shpërthen!
Nga Sidi Hasanaj
Flamingot në 137 ditë u kthyen në shqiponja
Nga Taulanda Jupi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

