Qeveria ‘lëshon dorën’ për votën e emigrantëve, ja sa do kushtojë sistemi elektronik për zgjedhjet e ardhshme
Grupi i punës i ngritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka gati 20 aktet nënligjore. Në kohën kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ulur të shkruajë rregullat që mundësojnë realizimin e votës së emigrantëve në zgjedhjet e pranverës, Qeveria ka hapur “thesin” e parave duke i akorduar fondin që i duhen për t’u regjistruar online. Për ngritjen e sistemit elektronik në aktin normativ të buxhetit të shtetit, i cili është dërguar për miratim në Kuvend, parashikohet një mbështetje financiare prej 250 milion lekësh për ngritjen e platformës.
“Propozimet sa i takon zërave të shpenzimeve buxhetore, ndër të tjera, konsistojnë në financimin shtesë, në masën 250 milionë lekë për vitin 2024, për projektin e regjistrimit të zgjedhësve në diasporë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim avancimin në vitin 2024 të procedurave të prokurimit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe garantimin e implementimit në kohë të sistemit”– thuhet në Aktin Normativ të Buxhetit të Shtetit.
Grupi i punës i ngritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka gati 20 aktet nënligjore, të cilat pritet ti dërgohen për miratim shume shpejt Komisionit Rregullator. Në dokumenti thuhet se 10 shtatori përcaktohet si afati i fundit për miratimin e rregullave për regjistrimin e emigrantëve dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve nga jashtë.
Deri në mes të nëntorit duhet të jetë marrë konsensusi për administrimin e numërimit dhe vlerësimit të votave që sipas parashikimeve në Kodin Elektoral pritet të bëhet në KQZ, ndërsa 1 Marsi i 2025-sës është limiti i afatit për miratimin e fletës së votimit e cila pritet tu shkojë përmes shërbimit postar emigrantëve të cilët kane shprehur dëshirën për të marrë pjesë në zgjedhjet e pranverës. Regjistrimi i tyre do të hapet 4 muaj para datës së zgjedhjeve të dekretuar në Shqipëri dhe u lihet 60 dite kohë për ta përmbyllur këtë proces.
A do ta fitojë SPAK luftën, me klasën politike të korruptuar?
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128