Qytetarët në shesh kërkojnë burg për të, Balluku ‘sypatrembur’ përkrah Ramës

Teksa protestuesit në Tiranë dhe qytetete të tjera brohorisnin “Rama në burg” dhe “Belinda Balluku në burg”, duke kërkuar largimin e qeverisë, Belinda Balluku zgjodhi të shfaqej krah Partisë Socialiste sypatrembur në festimet për 35-vjetorin e saj në Fier.
Mes duartrokitjeve të socialistëve në Apoloni, Balluku mbrojti arritjet e qeverisë dhe vlerësoi kontributin e drejtuesve të PS-së ndër vite, duke theksuar se socialistët “shkruan historinë” me rezultatin e zgjedhjeve të fundit.
“Ne në maj 2025 shkruam historinë e 12 mandateve”, deklaroi Balluku, ndërsa falënderoi figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, mes tyre Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Erion Braçen.
“I nderuar kryetar i PS, sekretarë, themelues, anëtarë, dashamirës, mirë se erdhët në këtë mbrëmje të veçantë të kremtimit të 35-vjetorit të PS, në Fier, në kryeqendrën e socialistëve, ndryshe nga ç’thonë vlonjatët.
Zgjodhëm Apoloninë, jo se është një nga parqet më të bukura të antikitetit që ka qarku ynë, por edhe për të dhënë një mesazh për natyrën dhe rrënjët. Njeriu ka tendencën të mendojë për të ardhmen, por pa kujtimet dhe të shkuarën e ardhmja nuk ndërtohet.
Jemi këtu për të nderuar kontributin e socialistëve të Fierit. Ata që sot janë 30 apo 25 vjeç nuk e konceptojnë sesi ishte të ishe anëtar i PS në 1991 a 1995. Gjyshërit dhe prindërit tuaj kanë dhënë kontribut të madh. Në maj 2025 ne shkruam historinë e 12 mandateve.
Desha të falënderojë Gramoz Ruçin për gjithçka ai ka bërë për PS, Taulant Ballën, një mik i mirë i imi, nga i cili kam marrë stafetën për Fierin, gjithashtu edhe Erion Braçen, që ka shpenzuar kohën e tre mandateve për të kontribuar këtu”, u shpreh Balluku.
Deklaratat e saj vijnë në një moment kur protestat kundër qeverisë po vijojnë, me qytetarë që akuzojnë ekzekutivin për keqqeverisje dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Pamjet nga protesta treguan pankarta, flamuj kombëtarë dhe thirrje të vazhdueshme kundër Ramës dhe Ballukut, ndërsa nga Fieri Balluku përcolli një mesazh krejt të kundërt, duke e cilësuar Partinë Socialiste si forcën që ka ndërtuar sukseset e vendit në vitet e fundit.
Po ndodh...
ide
Protesta kundër një elite pa moral
Protestat nuk prodhojnë liderë
Zombit përballë Gen Z!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128