Rama e pranon që pastrohen para në Shqipëri por ka një të pavertetë

3 Tetor 2022, 22:13 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama e pranon që pastrohen para në Shqipëri por ka një

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se në çdo vend të botës pastrohen para.

Këtë deklaratë e tha në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, kur u pyet se a pastrohen para në Shqipëri.

Kreu i qeverisë theksoi se është e pavërtetë që pastrimi i parave në Shqipëri është kaq masiv sa thuhet, duke shtuar se raportet e fundit për pastrimet e parave janë bërë nga njerëz anonimë që financohen nga institucione të ndryshme.

“Ku nuk pastrohen para, në cilin vend të botës?Dini ndonjë vend të botës që nuk pastrohen para. Para pastrohen kudo, por ama është e pavërtetë që këtu në Shqipëri, pastrimi i parave është kaq masiv sa të flitet për 1.3 miliardë nga ndërtimi. Këto janë shifra të dala nga raporte të njerëzve anonimë që financohen herë nga një institucion herë nga tjetri, por nuk qëndrojnë. Këto dëmtojnë vendin tonë por nuk qëndrojnë. Unë nuk them që nuk pastrohen para por proporcionet nuk janë ato që thuhen”- tha Rama.

Po ndodh...