Rama-gazetares bullgare: Jeni një turp! Do e ndërtojmë Europën në vendin tonë

23 Qershor 2022, 09:32 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama-gazetares bullgare: Jeni një turp! Do e ndërtojmë

Kryeministri i vendit, Edi Rama i cili ditën e sotme ndodhet në Bruksel për Samitin e BE-së, ka folur për mediat. Ai ka akuzuar Bullgarinë duke thënë se po mban peng dy vende anëtare të NATO-s. Rama kritikoi edhe 26 vendet anëtare të unionit, pasi sipas tij po ulen dhe po shfaqin një skenë impotence.

Teksa u pyet nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria, viktimë, Rama tha: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë”.

Rama u pyet edhe nga media bullgare të cilëve u tha se vendi i tyre është një turp i vërtetë.

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Po ndodh...