Rama mbërrin në Shkodër, të pranishëm edhe kryebashkiakë të djathtë

9 Mars 2024, 10:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama mbërrin në Shkodër, të pranishëm edhe
Kabineti qeveritar do të mblidhet sot në Shkodër nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama për një analizë të thelluar të punës, ku do të jenë të pranishëm edhe drejtuesit politikë të qarqeve si edhe kryebashkiakët e vendit.

Analiza pritet të jetë periodike deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2025-ës dhe të organizimit të PS-së. Po ashtu, do të kërkohet sesa janë përmbushur detyrat që janë dhënë në mbledhjen e mëparshme të kësaj natyre që u mbajt në Shëngjin.

Në takimin që kryeministri Edi Rama po zhvillon në Shkodër, janë ftuar edhe kryetarë të bashkive që drejtohen nga e djathta.

Ne takim ka mbërritur Hilë Curri kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit, i koalicionit Bashkë Fitojmë. Po ashtu kanë mbërritur edhe Rrok Dodja, kreu i bashkisë Pukë, Fisnik Qosja, kreu i bashkisë Kavajë, si dhe kreu i bashkisë Mirditë Albert Melyshi.

 

Po ndodh...