
“Rama më propozoi projektin e TVSH-së”/ Ahmetaj: Ishte kusht që të bëhesha ministër

Arben Ahmetaj ka pranuar akuzat nga kryedemokrati Sali Berisha se është emëruar si ministër i Financave, për projektin e TVSH-së.
Ahmetaj tha se e ka kundërshtuar ligjin në fjalë, për shkak se cënonte sigurinë kombëtare.
Më tej ai tha se ishte kusht qe edhe policia të largohej nga kontrolli doganor.
Ahmetaj: Kalojmë te projekti i TVSH-së. Po e mbani mend, Saliu që nuk më është ndarë asnjëherë, ashtu siç e ka zakon me ato fjalët e rënda, “ty të ka vënë ministër financash që të bësh projektin e koncensionit të TVSH-së”.
Peka: Të ka akuzuar në Parlament,
Ahmetaj: Më ka akuzuar në Parlament dhe unë me naivitet kam bërë një be* për kokë të fëmijëve, po e mbani mend.
Unë ju them qytetarëve, po jo vetëm qytetarëve, por atyre që kuptojnë. Unë jam fiskalist dhe fiskalistët i konsiderojnë taksat të shenjta. E dinë të gjithë. Unë kam dëshmitarë Milva Ikonomin. Të nesërmen e ditës që jam nominuar kam patur një mëngjes me kryeministrin, kushti kryesor që unë të bëhesha ministër, 6 kondicione profesionale-politike, ishte, ky projekt nuk bëhet. Ky projekt shkon kundër interesave të qytetarëve, ky e shkatërron shtetin, ky cënon sigurinë kombëtare. E kam dëshmitarë Milvën dhe sekretaren e vet. Ka qenë kusht që policia të largohet nga kontrolli doganor. E di shumë mirë kryeminsitri çfarë ka ndodhur me naftën në dogana.
Peka: Kryeministri e kishte si strategji, apo kishte edhe emra konkret kujt do ia jepte koncensionin e TVSH-së?
Ahmetaj: Sigurisht. Jam i bindur që kishte emra konkret, si gjithmonë, në të gjitha. Në të gjitha. Po flas për projektin. Projekti i TVSH ka ardhur i parashkruar drejtpërdrejt nga ai, dhe ishte projekt që cënonte sigurinë kombëtarë, fiskale dhe financiare.
-
-
Rozana akuzon Eglin për xhelozi: A je xheloze për mua dhe…?
27 Janar, 22:19

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128