Rama nuk dorëzoi Ballukun, reagon Ambasada gjermane: Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, të zbatohet shpejt dhe pa pengesa

12 Mars 2026, 12:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama nuk dorëzoi Ballukun, reagon Ambasada gjermane: Ndjekja e

Edi Rama nuk dorëzoi Belinda Ballukun dhe rrëzoi kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin, ndërkohë vjen reagimi nga Ambasada gjermane në Tiranë.

Ndjekja e korrupsionit në nivelet e larta, kusht për integrimin”, thuhet në deklaratë.

Reagimi:

Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit shqiptar rreth heqjes së imunitetit Ambasada Gjermane deklaron:
Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian në përputhje me dëshirën e shqiptarëve.
Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë. Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces.

Rama nuk dorëzoi Ballukun, reagon Ambasada gjermane: Ndjekja e

Po ndodh...