Rama reagon për situatën e zjarreve: 5 helikopterë dhe 1 avion të sjellë bujarisht nga Italia po ndihmojnë! Ja vatrat që kërkojnë ende vëmendje

13 Gusht 2025, 21:03 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama reagon për situatën e zjarreve: 5 helikopterë dhe 1 avion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situaten e zjarreve ne vend, duke e cilësuar ditën e sotme si “një ditë sakrifice dhe krenarie” për të gjithë ata që po punojnë në terren.

Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra aktive, nga të cilat 13 janë izoluar dhe shuar.

Në operacione janë angazhuar dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në të gjitha bashkitë e prekura, mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, punonjës bashkiakë dhe vullnetarë.

Në ndihmë janë përdorur edhe 5 helikopterë dhe një avion zjarrfikës “Canadair” i ofruar nga Italia, si dhe qindra mjete të tjera, përfshirë autoambulanca për evakuimin dhe mbështetjen e banorëve.

Vatrat që kërkojnë ende vëmendje janë në Delvinë, Poliçan, Gramsh, Dropull, Finiq, Berat, Tepelenë dhe Bulqizë, ku forcat nga toka dhe ajri vijojnë punën për mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Po ndodh...

ide