Rama takon Begajn në Presidencë, merr dekretin për formimin e qeverisë së re

12 September 2025, 12:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama takon Begajn në Presidencë, merr dekretin për formimin e

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë ku është pritur nga presidenti Bajram Begaj.

Edi Rama mori dekretin nga Begaj për qeverinë e re, ndërsa kryesocialisti do të çojë në Kuvend për votim emrat e propozuar për formimin e kabinetit.

Pas propozimit të Kryeministrit, Presidenti do të nxjerrë dekretet individuale për secilin nga ministrat.

Më pas, pas seancës se votëbesimit në Parlament, në ditët e ardhshme do të zhvillohet ceremonia e betimit të qeverisë.

Po ndodh...

ide