Rama ''thumbon'' sërish Nigel Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura!

Sapo i jepet mundësia dhe hapësira, Kryeministri Edi Rama nuk e lë rastin t’i ikë për të replikuar në distancë me politikanin britanik Nigel Farage.
Këtë radhë, Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar auditorin e Kolegjit të Europës në Bruzh, në Bruksel, ‘zemrën’ e Bashkimit Evropian.
Duke folur për BE-në dhe Shqipërinë, Kryeministri Rama përfshiu shkurtimisht në fjalën e tij edhe Britaninë e Madhe që u largua nga unioni.
“Ata që vijnë nga mbarë Europa e kuptojnë realisht se Shqipëria është vendi me vjedhjen më të ulët të shtëpive në Europë. Anglia thotë po, sepse shqiptarët kanë ardhur tek ne. Kështu bën kur largohesh nga BE, flet shumë gjepura. Merr pak kamomil para se ta dëgjosh, që mos të zërë depresioni. Nëse nuk jeni një prej atyre që keni ardhur, atëherë ejani. Është një vend që ia vlen ta vizitosh”, tha Rama, qartazi duke dërguar një mesazh për Nigel Farage.
Ky i fundit, që prej muajve të verës, u përfshi në debat me Edi Ramën kur tha se 1 në 50 shqiptarë në Britani është i burgosur, deklaratë kjo që u kundërshtuar me forcë nga Kryeministri shqiptar.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




