Rama tregon raportet me Erdoganin: Nuk jep dot urdhra në Shqipëri

3 Tetor 2022, 21:50 / POLITIKË ALFA PRESS
Rama tregon raportet me Erdoganin: Nuk jep dot urdhra në Shqipëri

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk, teksa shtoi se ai nuk mund të japë urdhra në një vend sovran.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Rama u shpreh se Erdogan ka bërë një kërkesë dhe në rastet konkrete, është vepruar sipas ligjeve në vend.

“Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike.

Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë dhe ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, theksoi ai.

Po ndodh...