Rama u tha protestuesve “f*ck you”, deputetja socialiste kritika qytetarëve: Ndaloni gjuhën e urrejtjes

24 Qershor 2026, 08:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama u tha protestuesve “f*ck you”, deputetja socialiste kritika

Teksa kryeministri Edi Rama nuk nguroi që t’iu drejtohej protestuesve me sharje ‘fuck you’, deputetja socialiste Evis Kushi këshillon qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të shmangin gjuhën e urrejtjes. Në një mesazh publik, Kushi tha se respekton të drejtën e çdo qytetari për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësitë, por theksoi se kjo nuk duhet të shoqërohet me sulme personale apo gjuhë fyese.

Gjatë këtyre ditëve të gjithë jemi dëshmitarë të një gjuhe urrejtjeje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale dhe hapësirën publike. Respektoj të drejtën e çdo qytetari për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë e tij. Protesta është një e drejtë demokratike dhe zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Por pakënaqësia nuk mund të justifikojë gjuhën e urrejtjes, fyerjet, mallkimet dhe sulmet personale. Demokracia forcohet nga argumenti dhe respekti, jo nga përçarja”, shkroi ajo.

Deputetja socialiste shtoi se është e rëndësishme që brezave të rinj t’u përcillet mesazhi se respekti, dialogu dhe qytetaria kanë më shumë vlerë sesa fyerjet apo agresiviteti në debat.
Duke komentuar edhe protestat, Kushi u shpreh se, krahas qytetarëve që dalin në shesh, ka shumë të tjerë në Shqipëri dhe diasporë që mbështesin rrugën e integrimit europian të vendit. Sipas saj, sfidat nuk zgjidhen përmes përçarjes, por përmes bashkëpunimit, stabilitetit institucional dhe vazhdimësisë së reformave.

Shqipëria ka nevojë për stabilitet, për institucione që funksionojnë, për vazhdimësi në reformat e nisura dhe dialog mes palëve sa herë që lindin paqartësi apo pakënaqësi. Shqipëria fiton jo kur thellohen ndarjet, por kur jemi bashkë dhe e duam njëri-tjetrin”, përfundoi Kushi. Rama, në një intervistë për Financial Times, iu drejtua protestuesve me shprehjen “fuck you”, një deklaratë kjo që ka ngjallur reagime të shumta.

Po ndodh...