“Reforma Zgjedhore”/ OSBE sërish thirrje: Deputetët të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional
18 January 2024, 20:04 / POLITIKË

Misioni i OSBE-së në vendin tonë i ka bërë sërish thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional.
Përmes një postimi në rrjetit social “X” shkruhet se angazhimi i tyre për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë.
OSBE: Çmojmë partneritetin tonë me Kuvendin e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të kontribuojnë për një proces parlamentar të qetë e funksional. Punimet e papenguara dhe dialogu konstruktiv në komisione janë thelbësore.
Përkushtimi ynë për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në kohë mbetet i fortë. Angazhimi pozitiv i të gjithëve është vendimtar për të pasur sukses!
-
-
-
Policia dhe FNSH ‘blindojnë’ Krujën
18 Janar, 19:50
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


