Rezultati në Shkodër/ Benet Beci thellon diferencën me Bardh Spahiajn, mbi 4000 vota para

Nga numërimi i 88 kutive të para nga 247 kuti në total në Shkodër, sipas rezultateve paraprake, kandidati i PS Benet Beci udhëheq me 60.47% të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia renditet i dyti me 39.53%. Beci është 4 mijë vota para rivalit të tij.
Në Bashkinë e Pukës është mbyllur procesi i numërimit. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Rrok Dodaj është shpallur fitues me 58.13% dhe kandidati socialist Gjon Gjonaj ka marrë 41.87%.
Në Bashkë në Fushë Arrëzit janë numëruar deri më tani 13 nga 16 kuti dhe është drejt fitores kandidati i 'Bashkë fitojmë' Hilë Curri me 60.37%, i cili ndiqet nga rivali i tij i PS Fran Tuçi me 39.63%.
Në Bashkinë e Malësisë së Madhe numërimi është më mbrapa pasi vetëm 4 kuti kanë tashmë rezultat nga 72 gjithsej. Këtu kryeson kandidati i PS Tonin Marinaj me 63% të votave përkundrejt 37% të Usa Ramajt të ‘Bashkë Fitojmë’.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

