Rikthimi i Enver Hoxhës në Bibliotekën e Kuvendit, Peleshi kërkon ndjesë: Faji i shërbimit të Kuvendit

Kuvendi i Shqipërisë përfshiu emrin e ish-diktatorit Enver Hoxha në një dokument informativ që rendiste figura historike të lindura ose të vdekura në muajin tetor, duke e vendosur atë krahas personaliteteve të njohura si Sulejman Delvina, At Gjergj Fishta, Abdyl dhe Naim Frashëri, Mbretin Zog I dhe shkrimtarin Dritëro Agolli.
Dokumenti përshkruante Hoxhën me tituj të dhënë nga regjimi komunist, të cilët u hoqën pas vitit 1990, pa përmendur vendimet e Kuvendit për dënimin e regjimit (Rezolutat e 2006 dhe 2016).
Veprimi shkaktoi reagime të ashpra nga deputetë, historianë dhe organizata të shoqërisë civile, të cilët e konsideruan dokumentin si një përpjekje për glorifikimin e Hoxhës dhe fyerje ndaj viktimave të komunizmit.
Rikthimi i Enver Hoxhës në Bibliotekën e Kuvendit, ka detyruar kryeparlamentarin Niko Peleshi te reagoje.
Nga foltorja e Kuvendit ai u justifikua duke thënë se: "Ju kërkoj ndjesë, fajin e ka shërbimi i Kuvendit"
“Dua të shpreh ndjesë dhe keqardhje për keqkuptimin e e krijuar. Texti ishte informativ, jo të mbrojë apo vlerësojë dikë. Teksti është nxjerrë pa interpretim, Hoxha është përmendur vetëm me ditëlindjeI kërkova Institutit parlamentar një rishikim të plotë që të shmanget çdo keqinterpretim”,u shpreh Peleshi.
Në një sqarim zyrtar, rreth tre ditë më parë, Kuvendi theksoi se materiali është pjesë e një praktike të rregullt të Sektorit të Bibliotekës, i cili u dërgon deputetëve informacione me karakter historik dhe arkivor, bazuar në burime të botuara nga institucione shkencore.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

