Rithemelimi paralajmëron dy protesta kundër mazhorancës, ja kur do të zhvillohen

3 Qershor 2024, 14:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Rithemelimi paralajmëron dy protesta kundër mazhorancës, ja kur

Rithemelimi ka njoftuar për një protestë që do të zhvillojnë të enjten në orën 10:00 para Kuvendit.

Protesta lidhet me investigimin e medias italiane RAI 3 ku flitet për përfshirjen e politikës në krim.

Këtë të hënë deputetët e Rithemelimit kanë diskutuar për organizimin e protestës para godinës së Kuvendit ndërkohë që ligjvënësit brenda në Kuvend do të tentojnë të bëjnë debat parlamentar lidhur me çështjen.

Gjithashtu bëhet me dije se të martën do të zhvillohet protesta para Bashkisë së Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, dhe gjithashtu vlen të përmendet fakti se kjo protestë vazhdon të përdoret edhe për lirimin nga arrest shtëpie të liderit të tyre, Sali Berisha, i cili është dënuar nga SPAK për aferën "Partizani."

 

Po ndodh...