Rreshtohet kordoni i parë policor përpara Kryeministrisë, konfirmohet dhe prania e Antiterrorit
7 Tetor 2024, 18:03 / POLITIKË

Teksa pritet të nis protesta e PD dhe opozitës, përpara kryeministrisë është rreshtuar kordoni i parë policor.
PD ka marrë leje për protestën e sotme për orën nga 18:00 deri në 22:00. Ende nuk dihet agjenda e protestës dhe itinerari, përveç grumbullimit përpara kryeministrisë.
Forca të shumta të policisë dhe gardës ndodhen në institucionet kryesore në kryeqytet.
PD dhe lideri i saj Berisha kanë bërë thirrje për betejë vendimtare për qeveri teknike me mosbindje civile.
Burimet për gazetarin Sokol Dema bëjnë me dije edhe praninë e antiterrorit për të shmangur çdo situatë të pakëndshme.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
