Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Tabaku: Rrugës për në ERE për të kundërshtuar

23 Shtator 2022, 16:17 / POLITIKË ALFA PRESS

Rritja e çmimit të energjisë elektrike, Tabaku: Rrugës

Deputetja Jorida Tabaku së bashku me një grup deputetësh do të marrin pjesë në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë i icli do të diskutojë rritjen e ccmimit të energjisë elektrike. 

''Bashkë me disa kolegë deputet jemi duke shkuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Entetit Rregullator të Energjisë i cili do të diskutojnë rritjen e çmimit të energjisë të propozur nga qeveria shqiptare.

Me këtë rritje rreth 40 mijë familja në peirudhën më të ulët por 100.000 mijë familja në pikën më të lartë do të kenë një rritje të çmimit të energjisë elektrike  të cilët që shkojnë 2-3 herë më shumë. Unë e kam përsëritur disa herë është një fatkeqësi që qeveria shqiptare nuk ka ditur dot të menaxhojë. Kjo është një krizë keqmenaxhimi, një krizë arrogance por nga ana tjetër kjo është një krizë besimi i këtyre institucioneve. Çmimi i energjisë elektrike është rritur në 2015 dhe me rritjen e tij dhe njëkohësisht me mundësitë e jashtëzakonshme që ka Shqipëria për energjinë e rinovueshme, për energjinë hidro, për gazin e lëngshëm dhe për shumë burime të tjera sot sektori duhej të ishte eficent dhe nuk kishte nevojë absolutish për asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Qeveria shqiptare po përpiqet që barrën e keqe të keqmenaxhimit t'ja kalojë qytetarëve shqiptar. Vetëm si rezultat i kësaj rritje të propozuar pothuajse 20 milionë euro shtesë do të dalin nga xhepat e qytetarëve shqiptar, vetëm për muajt në vijim. Kush qeveri i rrit çmimet dhe taksat në periudhë krize? Sigurisht ajo e papërgjeshme. Bashkë me kolegët deputet do të jemi në mbrotje të interesit të qytetarëve në mbrotje të interesit të familjeve shqiptarëve që çmimi i energjisë elektrike të mos rritet.' shprehet deputetja Tabaku.

 

Po ndodh...