Rrugëtimi politik i Sali Berishës/ Fitoret, humbjet, marrëveshjet dhe lufta për të privatizuar PD-në!

Sot, një shumicë e mirë e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, janë ende duke mbajtur shpresa dhe mezi presin liderin e tyre histrorik të zbresi nga ballkoni i shtëpisë, (pas arrestit shëpiak nga SPAK për korrupsion), që ky lider t'i udhëheqi "drejt së ardhmes" e cila duket se nuk ka ende një dritë shprese drejt saj.
Ky është Sali Berisha. Lideri i cili nuk ndalet e kënaqet edhe sot e kësaj dite me humbje dhe marrëveshje politike për të qëndruar të paktën opozitari më i rëndësishëm, në mos si kryeministër.
Alfapress, po ju sjell në vëmendje një rezyme të rrugëtimit të Sali Berishës në pushtet dhe si kryetar i PD, dhe gjykimin bëjeni vetë:
Në vitin 1992, ai erdhi në pushtet me një rezultat zgjedhor shumë të mirë, gjë e cila tregonte edhe rrëzimin përfundimtar të diktaturës dhe etjes së njerëzve për një vend demokratik.
Partia Socialiste në këto zgjedhje mori 38 vende në Parlament, ndërsa PD 92 dhe të tjerat i morën aleatët e saj.
Pas fitores së ‘92-shit, ai humbi zgjedhjet vendore, humbi referendumin për Kushtetutën dhe pas fitoreve të dyshimta në ‘96, rikthehet në humbjet e njëpasnjëshme të viteve 1997- 2003, përfshi këtu edhe referendumin për Kushtetutën.
Në 2005, ai nuk do të fitonte dot nëse PS-ja nuk do të përçahej prej Ilir Metës, 5 mandatet e të cilit e nxorën Nanon në opozitë.
Katër vjet më tej, pas shumë skandaleve dhe ngjarjeve tragjike që ndodhën gjatë kësaj periudhe, Berisha nuk arriti të fitoje dot 71 mandate, megjithëse ishte ne pushtet. U desh që pushteti të ndahej me Ilir Metën për t'u mbajtur peng dhe mbijetuar.
Në 2013-tën, Berisha pësoi humbjen më të madhe në historinë elektorale të demokracisë shqiptare. Ai arriti të marrë vetëm 56 mandate përfshi edhe aleatët, duke humbur, për herë të parë në historinë e PD-së.
E megjithatë Berisha nuk iu dorëzohet ende humbjeve dhe mbajtjes peng të Partisë Demokratike, edhe pas rezultatit të fundit në Himarë, edhe marrëveshjeve me Ramën për Reformën Zgjedhore, Amnistinë Penale, listat e mbyllura njësoj si në 2008 me Ramën si kryetar bashkie.
Të gjitha këto lëvizje sot, na kujtojnë vitet e kaluara dhe lojës së dyfishtë të tij, për ta trashëguar pushtetin e forcës së PD për ta ndihmuar edhe sot kur ai dhe familja e tij po përballen me drejtësinë për dëmet dhe shfrytëzimet që u kanë bërë vendit për shkak të pushteti të tij.
Ai ka ndihmuar në mbajtjen peng për reformimin e partisë, rrugës së hapur për afrimin e figurave të reja dhe reputacionin e duhur për të krijuar një fytyrë të re, duke mos hequr veten dhe fenomenin berishist brenda PD.
Me politikën e tij arrogante, me gjuhën e fyerjeve, linçimeve, akuzave pa fakte, shpifjeve, teoritë e konspiracionit, ai reflekton një kulturë politike që i bën shumë njerëz të mos ndihen të përfaqësuar.
Me vazhdimin e tij si kryetar, kjo e djathtë nuk do të ketë kurrë një të ardhme dhe zhvillim për të sjellë frymën e re të modernizimit opozitar./Alfapress.al
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

