Sa para do i kushtoj shqiptarëve krijimi i Diellës?/ Chat GPT jep faturën tronditëse: Nga 400 milion deri në 1 miliard euro!

16 September 2025, 22:38 / POLITIKË ALFA PRESS
Sa para do i kushtoj shqiptarëve krijimi i Diellës?/  Chat GPT jep

Eksperti i IT-së Gent Progni, gjatë emisonit në Quo Vadis, ka pyetur Chat GPT mbi koston e mundshme të projektit inteligjenca artificiale “Diella”, e cilësuar si ministrja e parë në botë. Duket se ky projekt nëse realizohet sipas kësaj fature tronditëse, do të jetë një nga mundësitë e "arta" për një aferë tjetër të madhe.

Shpenzimet fillestare për krijimin dhe funksionimin e “Diellës” mund të arrijnë nga 400 milionë deri në 1 miliard euro, ndërsa mirëmbajtja e saj do të kushtojë rreth 100-200 milionë euro në vit.

Ky përllogaritje, sipas ekspertit, tregon se ngritja e një inteligjence artificiale që merr rolin e një drejtuesi politik nuk është vetëm një eksperiment teknologjik, por edhe një sfidë ekonomike e përmasave të mëdha.

“I bëra një pyetje të thjeshtë si user i thjeshtë. Më jep një mendim sa mund të kushtojë Diella, inteligjenca artificiale, e para ministër në botë. Ja si ndahet kostoja e përafërt: infrastrukturë teknologjike (superkompjuterë, GPU farms, të tipit H100) çmimi nga 100 deri në 300 milionë euro vetëm për hardware. Cloud dhe server të dedikuara, çmimi është 20-50 milionë euro në vite. 100 milionë euro vetëm paga. Dhe duhet një ekip prej 300-500 personash. Fushata, edukimi dhe adaptimi social se duhet dhe kjo normale, 10-30 milionë euro. Ndërgjegjësim publik, 5-15 milionë euro. Pra, totali i përafërt thotë, 400 milionë euro deri në 1 miliardë euro fillimisht, plus 100-200 milionë euro në vit për mirëmbajtje”, tha Progni.

Po ndodh...

ide