Sa vlejtën primaret në Tiranë/ Ja kush siguron mandatin e deputetin në listën e PD

5 Mars 2025, 18:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Sa vlejtën primaret në Tiranë/ Ja kush siguron mandatin e


Primaret duket se nuk vlejnë për disa zona, e më e rëndësishme duket se nuk vlejnë as për Tiranën.

Në analizën e Alfapress.al në listën e PD pothuajse vendet e Tiranës janë të rezauruara.

Supozojmë se dy të parët e listë janë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

E treta drejtuesja e diasporës Jozefina Topalli, dhe më pas lista vijon me drejtuesin e Tiranës Belind Këlliçin, e po ashtu dhe sekretari i PD Flamur Noka.
Një vend do ta kënë dhe kreu i FRPD Besart Xhaferri dhe kryetarja e Gruas Albana Vokshi.

Deri këtu jemi tek 7 mandate.

Por në listën e sigurt do jetë dhe Edi Paloka.

Ndërkohë që lista shkon në 8, PD ka arritur marrëveshje me PL, PDIU, PR, PBDNJ. (Sepse PAA garon në Durrës)

Pra sikur PL, PDIU, PR, PBDNJ të marrin nga 1 mandat, u rezauruan pothuajse 4 mandate.

Pra Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe ndoshta nga PL Tedi Blushi ose Erisa Xhixho do të jenë kandidatë në Tiranë. 

Numri shkoi në 12 mandate.

Pa llogaritur këtu ndonjë prurje të re, kuotat gjinore apo ndonjë emër surprizë nga doktori.

Atëherë primaret e Tiranës a patën vlerë?/Alfapress.al

 

Po ndodh...