
Sa vota morën në primare deputetët aktualë, shumica dalin humbës në zonat e tyre

Primaret e PD duket se nuk kanë pasur një notë kaluese për disa nga deputetët aktualë të kësaj partie.
Më pak të votuarit rezultojnë Sorina Koti me 42 vota në Korçë, Ori Nebiaj me 47 vota në qarkun Tiranë dhe Kreshnik Çollaku në Dibër me 68 vota.
Kurse renditjen e kryeson Bledjon Nallbati, Ina Zhupa, Edmond Spaho dhe Luan Baci.
E katërta pozicionohet Jorida Tabaku.
Po ashtu Greta Bardeli, Lefter Gështenja, Ilda Dhori nuk i kalojnë dot 220 votat, kurse Asllan Dogjani, Andia Ulliri, Qani Xhafa e Zheni Gjergji janë më pak se 200 vota.
Saimir Korreshi dhe Ilda Dhori janë dy deputetë që u parakaluan nga ish krerët e degëve Lushnjë dhe Divjakë duke u shpallur humbës në këto primare.
E njëjta gjë ndodhi dhe në Librazhd, ku deputeti Gështenja u rëndit i dyti.
As Isuf Çela nuk rezultoi më i votuari në qarkun Kukës.
Renditja me votat e deputetëve aktualë
Bledjon Nallbati 1219
Ina Zhupa 765
Edmond Spaho 691
Luan Baci 677
Jorida Tabaku 651
Dashnor Sula 538
Saimir Korreshi 477
Ramadan Lika 470
Isuf Çela 410
Elda Hoti 394
Dhurata Çupi 354
Lindita Metaliaj 348
Kastriot Piroli 322
Ludovik Hasani 302
Greta Bardeli 217
Lefter Gështenja 216
Ilda Dhori 215
Asllan Dogjani 179
Andia Ulliri 178
Qani Xhafa 170
Zheni Gjergji 168
Kreshnik Çollaku 68
Ori Nebiaj 47
Sorina Koti 42

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128