Sali Berisha: Beteja pa kthim është një betejë pa kthim!

7 Dhjetor 2023, 13:14 / POLITIKË ALFA PRESS

Sali Berisha: Beteja pa kthim është një betejë pa kthim!

Sali Berisha pas seancës së sotme parlamentare ku mazhoranca votoj buxhetin pa asnjë problem brenda 7-8 minutave, e quajti aksionin e karrigeve përmbys, një "Fitore të madhe".

Gjithashtu në konferencën me gazetarët ai shpjegoj se çfarë është një betejë pakthim. Sipas kreut të Rithemelimit, një betejë pa kthim është një betejë pa kthim!

"Siç konstatoni, parlamenti nuk ekziston. Kur them nuk ekziston, ai si ndërtesë ekziston, si klub monist ekziston, por si parlament që funksionon mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës, nuk ekziston.

Mosbindja civile e grupit të deputetëve të PD, u dëshmua mjeti më efiçent apo ndër më efiçentët në histori, de facto përmbysi parlamentin e drogës, krimit dhe korrupsionit.

Dëshmoi para gjithë botës se çfarë përfaqëson regjimi aktual i Tiranës, por mbi të gjitha se çfarë përfaqëson vetë Edi Rama, një njeri i cili, i shndërruar në kreun e Meduzës të sistemit më korruptiv që ekziston kund sot, i shndërruar në kreun e Meduzës të qeverisë më të lidhur me krimin e drogës në ndonjë vend që ekziston sot, është i aftë në një puç antikushtetues të marrë në dorë edhe pushtetin e parlamentit, de facto ta asgjësojë atë.

Pra, ky përbën në historinë e revolucioneve demokratike, ky përbën një nga sukseset më të mëdha. Është e vështirë të gjeni ju, për të mos thënë të pamundur, 43 vetë që me lëvizjen e tyre të përmbysin parlamentin e drogës, krimit dhe narkoshtetit. Nuk ekziston në politologji, në histori. Jo. Ndodhi vetëm në Shqipëri kjo.

Do thoni ju, çfarë fakti ke për këtë ti? Imagjino sikur ata deputetë të mos ishin në mosbindje civile në parlament, por të kishin bojkotuar parlamentin? Do dëgjonin qytetarët kakarisjet e deputetëve socialistë nga mëngjesi gjer në darkë për suksese imagjinare, për mashtrime, falsifikime, çdo gjë tjetër. Iku tani.

Tani kohërat i kanë të shkurtra, maksimumi 7 minuta, pa zë. Një parlament pa zë. Një parlament automatësh, që ngrenë dhe ulin kartonat.

Këtë krahasim duhet ta bëjnë qytetarët. Nëse demokratët nuk do ishin në betejë të mosbindjes civile gjer në mesnatë do vazhdonin diskutimet koprolalike me në krye Edi Ramën.

Të paktën nuk ndodhi më se ai nuk ekziston më ai parlament.

Atëherë lidhur me masat që propozon ai, ai kur ka bërë grusht shteti brenda shtetit dhe merr kompetencat e parlamentit vetë në dorë, ai është i aftë të propozojë çdo ligj dhe çdo masë. Problemi është se mosbindja civile do të vazhdojë qoftë edhe me një deputet të vetëm të PD që do mbetet aty. Ai do marrë përgjigjen që meriton."

"Beteja pa kthim është beteja pa kthim. Gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi"

Berisha në vazhdim tha: Deputetët e opozitës do qëndrojnë me të gjithë qëndresën e tyre. Kjo është betejë pa kthim. Beteja pa kthim është beteja pa kthim!

Gjithnjë e më shumë po zien Shqipëria kundër këtij regjimi. Dhe ne gjithmonë e më shumë po u dëshmojmë shqiptarëve, fytyrën e vërtetë. Por unë ftoj sot çdo prind, ftoj çdo nënë, çdo baba që çon fëmijët në shkollë, por edhe çdo shqiptar atdhetar që beson se ky vend zhvillohet nëpërmjet dijes, aftësimit të fëmijëve të këtij vendi, të shohë këtë tabelë, se ku e ka katandisur shkollën dhe arsimin, regjimi i drogës, vjedhjes dhe krimit të Edi Ramës.

Kjo është një sintezë fatale, dramatike e të gjitha zhvillimeve 10-vjeçare në Shqipëri. Nuk ka tregues më të sigurt të zhbërjes së një shoqërie se treguesit e sotëm të PISA-s.

Gjë e turpshme, e tha zonja Sula: "Covid"?!  -Po pse të tjerët nuk kishin Covid?! Të gjitha këto vende pa përjashtim kishin Covid, por Shqipëria ra kokëposhtë.

"Tërmet"?! - Po, kishte tërmet. Po Shqipëria nuk është vetëm Durrësi, Thumana dhe Kurbini. Ato përfaqësojnë as një të 15-tën e shqiptarëve.

E shihni ju, këta përdorin edhe fatkeqësitë për të fshehur vjedhjet që kanë bërë vetë dhe shkatërrimin që i bënë sistemit të arsimit!".

 

Po ndodh...

ide