
Sali Berisha kandidat për Ministër Shëndetësie në vitin 1985. Zbulohet shkresa e KQ të PPSH

VNA ka siguruar ekskluzivisht një material arkivor të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht Drejtorisë së Kuadrit, e cila, në një shkrese sekrete, i dërgon Komitetit Qendror të PPSH, më 28 shkurt 1985, emrat e si kandidat i mundshëm për ministër të Shëndetësisë edhe Sali Berishën, me të dhënat e profilit të tij.
Për të qenë transparent me publikun, po botojmë sot faqen e parë të dokumentit arkivor dhe shkresën zyrtare, ku në krahun e majtë janë listuar emrat e Petrit Gaçes dhe Sali Berishës si dy kandidatët kryesorë të nomenklaturës së Komitetit Qendror për postin e ministrit të Shëndetësisë.
Më poshtë janë listuar gjithashtu emrat e mjekëve kandidatë për postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë apo për pozicione të tjera drejtuese, si shef kuadri dhe drejtor të Institutit të Higjenës dhe Epidemiologjisë, që Ministria e Shëndetësisë i propozon KQ të PPSH.
Dy mjekët kandidatë për postin e ministrit, Gaçe dhe Berisha, i pari pjesë e grupit të mjekëve që kujdeseshin për shëndetin e diktatorit Enver Hoxha, dhe Berisha mjek i Hysni Kapos dhe më vonë i njohur në rrethin e familjarëve të Hoxhës. Shkresa është dërguar në Komitetin Qendror më pak se dy muaj para vdekjes së Hoxhës. Asnjë prej tyre nuk arriti të bëhej ministër i Shëndetësisë nën drejtimin e Ramiz Alisë, përveç Sali Berishës, i cili shtatë vite më vonë u bë drejtues i Partisë Demokratike, post që e mban edhe sot, pas thuajse tre dekadash.

ide

Fushata e lodhur e Edi Ramës!


5 mësime që Berisha i dha Shqiptarëve me 6 milionë dollarët e tij!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128