Salianji takohet me Bardhin dhe Gjekmarkajn në selinë e PD, zbulohet skenari i përgatitur kundër Fatmir Xhafajt
Pak më parë në selinë e PD ka mbërritur deputeti Ervin Salianji, ndaj të cilit u mor vendimi nga Gjykata e Apelit ditën e djeshme, për dënimin me një vit burg.
Salianji do të zhvillojë një takim me kreun e Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj.
Takimi do të konsistojë në plotësimin e kallëzimit që do të bëhet në SPAK kallëzimin që do të bëhet në Prokurorinë e Posaçme për Fatmir Xhafajn.
Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit dha vendimin me 1 vit burg për deputetin Salianji.
Pas vendimit, reagime të shumta kanë ardhur nga opozita në mbështetje të deputetit demokrat.
U zhvillua edhe një mbledhje e grupit parlamentar dhe Kryesisë së PD, ku vendimi u konsiderua si “hapje lufte” ndaj PD, si dhe u vendos që në 6 tetor të nisin protestat.
Sipas raportimeve nga selia blu bëhet fjalë edhe për protesta të tjera në gjithë Shqipërinë, ndërsa në fillim të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka propozoi bllokime të akseve rrugore, porteve e aeroporteve, por edhe jetës universitare.
ide
Kush e kërkon dhe kush investon te kërkesa për qeveri teknike?
Diplomacia fetare e Turqisë!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128