‘Salillari nuk di ku t’i çojë paratë’, Berisha: Do ta jap me 99.9% tenderin, por do më japësh 30% të shumës

30 Qershor 2022, 18:19 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Salillari nuk di ku t’i çojë paratë’,

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kuvendit ditën e sotme ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama për korrupsion me tenderat publikë, të cilët sipas tij tani fitohen me 99.9% të fondit publik.

Berisha: Si mund të vidhni sot qytetarët në një kohë kur paguajnë vezën, djathin, qumështin e foshnjës më shtrenjtë  se gjermani, francezi, italiani,. Kjo për shkak të politikave tuaja çnjerëzore. Kjo është një vjedhje e hapur.  Ka prej shumë kohësh që tani tenderat fitohen gjithmonë me 99.9% të fondit limit.  Kam kohë që hetoj dhe çfarë me rezulton, 99.9% e fondit limit që nuk ndodhte kurrë më parë, janë paratë që fituesi i tenderit duhet t’i paguajë zyrtarit dhe qeveritarit. 

“Do ta jap me 99.9% tenderin, por do më japësh 30% të shumës”.  Kohët e fundit janë 330 milionë tenderime me 99.9%. Ndërtuesi i vilës në pajë i brendit të Milva Konomit, Edi Ramës fitoi tenderin me 13 milionë euro me 99.9%. Është vëllai i komandantit të gardës dhe mori tenderin e mirëmbajtjes së rrugës së Korçës.

Sipas Berishës ndërtuesi “ndërtoi pallatin pa asnjë leje dhe shpërblehet me tender 99.9%.

Por më tej ai vijon akuzat edhe me ndërtues të tjerë. Berisha sjell në vëmendje firmën Salillari, për të cilën shprehet se nuk di ku t’i çojë paratë.

Berisha: Po Salillari? Nuk di ku t’i çojë paratë. Edhe ai me 99.9%, mirëmbajti rrugët e jugut, paçka se shembi rrugën e Borshit.  Po si mund ta sillni ju këtë dekret këtu dhe mërziteni me Dulen kur thotë “po stolisni”. Rama le t’i marrë 36 gra t’i bëjë ministre, hajdut mbetet. Ai përdor firmat tuaja. Nuk vjen dekret për ata që nuk blejnë dot qumështin, për pensionistin, për fermerin që po falimenton çdo ditë e më shumë.

 

 

Po ndodh...