“S’do të bojkotojmë garën për Tiranën!”, Berisha komenton planin e masave të Ramës për ndërtimet: Po tenton të mbulojë zhurmën e skandaleve
Pas planit të masave për ndërtimet të bëra publike nga Edi Rama, vjen një koment nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai theksoi se kjo gjë zhurmë bëhet për të hequr vëmendjen nga skandalet.
“Prej disa muajsh, Edi Rama, i mbërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë; kulla, ndërtime dhe arkitekt. Këto janë përpjekje të një njeriu të dështuar dhe korruptuar, për të mbulaur me zhurmë skandalet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi dot Edi Rama. E priste FBI te dera e aeroportit se di, i dhanë vizën apo jo se di, ia anuluan ftesën për pritjen te Trump, këtë se di. Por di që ky nuk shkoi dot. Tani kërkon që të tërheq vëmendjen e qytetarëve.
Do të ndalem te Bajram Miniani. Begajn e bëri në kryet të asaj detyre president një dosje krimi. Më përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është Edi Rama.”, tha Berisha.
Mes të tjerash ai tha se PD nuk do të bojkotoi zgjedhjet. “PD nuk do të bojkotojë zgjedhjet. Ndaj ne do të rrimë dhe në këtë hapësirë të ngushtuar.
Po ndodh...
ide
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Edi Rama, koha e llogarisë ka ardhur!
Udhë të mbarë për në Amerikë Dr. Berisha. Por vetëm kaq!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128