Shënim/ Shuplaka’ e Gjermanisë: Heshtja e Ramës për takimin me zyrtarin gjerman dhe mashtrimi i paskrupullt për imunitetin
Para se të dilte dhe të mbronte me zjarr Belinda Ballukun, Edi Rama kishte harruar t’u thoshte diçka shqiptarëve.
Në zyrën e tij kishte mbërritur një nga politikanët më të rëndësishëm në Gjermani kur bie fjala për Shqipërinë.
Deputeti i CDU, Peter Beyer është raportuesi kryesor për Shqipërinë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman dhe një mbështetës i integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.
Edi Rama nuk bëri asnjë njoftim publik, ndërsa ministri i tij i Jashtëm bëri një postim të shkurtër dhe të përgjithshëm për takimin që kishte pasur me Beyer.
Beyer mbërriti në vendin tonë për të monitoruar situatën, duke u bërë kështu zyrtari i tretë i lartë gjerman që vjen në Shqipëri për dosjen Balluku. Në krye të këtyre vizitave qëndron ajo e ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul.
Kjo ‘shuplakë’ e tretë ndaj Ramës vjen në një kohë kur Berlini e ka bërë të qartë se integrimi jo vetëm do bllokohet, por edhe se mund të zhbëhet në rast se Rama vazhdon të pengojë drejtësinë.
Por ndërsa Rama nuk ka dashur të zbulojë në publik se çfarë i është thënë pas dyerve të mbyllura, sot kur mbrojti Ballukun, bëri një krahasim mashtrues me Gjermaninë.
Ai tha se në Shqipëri nuk ekziston imuniteti, ndërsa në Gjermani jo vetëm që ekziston imuniteti, por nuk guxon të zësh as në gojë emrin e një deputeti.
Çfarë trillimi i paskrupullt!
Bundestagu gjerman heq çdo imunitet deputeti kur i kërkohet nga drejtësia. Rasti më i fundit ishte para pak kohësh, kur iu hoq imuniteti deputetit Maximilian Krah, i dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe lidhje me pagesa nga Kina.
Në Gjermani thuhet se “Das Parlament schützt sich selbst, nicht seine Abgeordneten” – “Parlamenti mbron veten, jo deputetët e tij” dhe kjo nuk është vetëm një frazë, është një parim i thellë demokratik.
Kjo do të thotë se parlamenti nuk është një klub privat deputetësh dhe imuniteti nuk ekziston për të shpëtuar individin, por për të mbrojtur funksionin e institucionit.
Kur një deputet përballet me hetim, parlamenti gjerman e heq imunitetin sepse interesi i shtetit dhe sundimi i ligjit janë mbi interesin individual.
Duke u shfaqur sot si i shfazuar dhe me frymëmarrje të rënduar, Edi Rama u tregoi hapur shqiptarëve se ai, Belinda Balluku dhe hajdutët e tij janë mbi ligjin.
Por integrimi europian nuk është retorikë politike dhe as slogan elektoral. Ai është një praktikë institucionale që matet me një standard të vetëm: a është apo jo pushteti nën ligjin. Sepse në Europë ekziston një parim i panegociueshëm — askush nuk është mbi ligjin.
Në Gjermani rregullat ekzistojnë për të mbrojtur institucionet nga politika; në Shqipëri institucionet përdoren për të mbrojtur politikën nga drejtësia.
Dallimi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë nuk është vetëm në ligj, por në praktikë. Në Gjermani parlamenti e heq automatikisht imunitetin kur drejtësia kërkon të veprojë. Në Shqipëri, i njëjti mekanizëm shpesh shndërrohet në një debat politik për të mbrojtur pushtetin.
Krahasimi me Gjermaninë është i gabuar për një arsye të thjeshtë: në Berlin imuniteti është një procedurë që hap rrugën drejt drejtësisë; në Tiranë bëhet një mur për ta ndalur atë.
Problemi nuk është nëse ekziston imuniteti. Problemi është kush e mbron kë: në Gjermani ligji mbron shtetin nga pushteti, ndërsa në Shqipëri pushteti shpesh përpiqet të mbrojë veten nga ligji.
Është shumë e mundur që zoti Beyer t’i ketë thënë Ramës pikërisht këto gjëra.
Ose si një gjerman i ftohtë mund t’ia ketë prerë shkurt: “Gleiches Recht für alle”. “E drejta është e njëjtë për të gjithë”!/Syri.net
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128