Shfaqja e radhës/ Berisha në rolin e protagonistit, dhëndri në rolin e kameramanit

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, nëpërmjet avokatëve të tyre, i kanë kërkuar SPAK-ut që të mos pyeten këtë javë, por javën tjetër, për shkak të halleve dhe problemeve që kanë ata dhe avokatët e tyre.
Se çfarë halle mund të kenë avokatët e Berishës, që rrinë mëngjes e mbërmjeve ekraneve të televizioneve dhe flasin me gjuhën e klientit të tyre, nuk dihet, por halli i Berishës dhe i Malltezit shfaqet më së mire në fotot e mëposhtëme.
Prej mbylljes në shtëpi në Berishës, dhëndri ndaj të cilit është dhënë, po ashtu, masa e arrestit shtëpiak, është shndërruar në kameramanin personal të vjehrrit, duke zëvendësuar Albanën dhe Palokën.
Tani që Berisha është 24 orë në shtëpi, me sa duket, edhe Liria është bezdisur dhe ka thirrur dhëndrin nga kati i katërt që të vijë dhe të luajë rolin e kameramanit ndaj vjehrrit.
Shfaqja është e shëmtuar, por akoma më e shëmtuar është se si një grusht trushplarësh rrinë poshtë me gojë hapur për të dëgjuar fjalimin e Berishës apo për të ndjekur live Abin si kameraman me 17 Kulla pasuri të paligjshme.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


