Shitet ABC News, cili është milionieri nga Kosova që e ka blerë dhe a ka "gisht" Rama?

Televizioni i njohur shqiptarë ABC News, në pronësi të pronarit të disa spitaleve me emër në Shqipëri, Klodian Allajbeu, është shitur.
Mësohet se blerësi i ABC News është biznesmeni i madh në Kosovë Shkëlqim Devolli, i cili prej kohësh futi në portofolin e bizneseve të shumta të tij edhe Klan Kosova të Aleksandër Frangaj.
Burime pranë stafit të kompanisë Devolli në Kosovë thanë, se marrëveshja është mbyllur me një shumë të madhe në disa milionë euro, por nuk dha shifër konkrete.
Gjithashtu Alfapress.al ka mësuar se drejtuesit kryesorë të ABC News janë njoftuar për shitjen e medies ABC News dhe se së shpejti, televizioni do të merret në administrim nga pronarët e rinj.
Kompanitë e biznesmenit Klodian Allajbeu janë përmendur shpesh në media si të lidhura me Fondacionin "Gulen", i cili konsiderohet si "armik" nga Turqia dhe presidenti i saj, Rexhep Taip Erdogan.
Ky i fundit gjatë një fjalimi në parlamentin shqiptarë i kërkoj pa asnjë mënyrë diplomatike qeverisë shqiptare, mbylljen e shkollave dhe bizneseve të lidhura me Gylen në Shqipëri.
Vetëm 2 javë më parë pas një vendimi të dyshimtë të Ministrisë së Arsimit, u mbyll shkolla elitare "Mehmet Akif".
Nuk dihet ende, nëse edhe shitja e ABC News nga pronari i Spitalit Amerikan dhe koncesioneve në Shëndetësi, ka lidhje pikërisht me kërkesat ultimative të Erdogan ndaj Ramës për të "zhdukur" çdo influencë guleniste në vendin tonë.
Gjithsesi marrëveshja e shitjes së ABC News nga grupi Devolli në Kosovë në konfidencialitet, është mbyllur muaj më parë.
Koha korrespondon me periudhën e vonesave të mëdha (deri 2 muaj) të rrogave të punonjësve të këtij televizioni, duket në pritje të pronarëve të rinj.
Vetë kryeministri Edi Rama, në mos kumbar i kësaj shitje të bujshme, është në dijeni të plotë.
Kujtojmë se në vizitën e fundit që ai bëri në Kosovë u shfaq në krah të Shkëlqim Devollit, në afrimitet jo të zakonshëm.
Edhe gjatë një pritje që Rama u bëri përfaqësuesve të bizneseve kosovare në Pallatin e Birgadave në korrik të këtij viti, kryeministri shqiptar foli me superlative për Shkëlqim Devollin.
“Ja që vjen Shkëlqim Devolli nga Kosova dhe bëhet personazh në tregun ndërkombëtar dhe krijon një vlerë të shtuar, që është një shembull i jashtëzakonshëm për të gjithë ne se çfarë mund të bëjnë shqiptarët kur u krijohen mundësitë” u shpreh Rama atëherë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
