“Shpresoj të vijë Delta Force dhe të marrë Ramën”, Salianji: PD të forcojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. SPAK ka punuar mirë!
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka komentuar hilaritetin brenda PD pas arrestimit nga forcat ushtarake amerikane të presidentit të Venezuelës, duke shpresuar se kjo mund të ndodhë dhe në Shqipëri.
Sipas tij, Rama nuk rrëzohet duke ardhur delta force, por duke gjetur vetë PD, alternativën për të fituar zgjedhjet.
Ervin Salianji: SPAK analizon faktet dhe con njerëzit para ligjit, nuk jep zgjidhje politike. Padiskutim që puna e SPAK në periudhën e fundit I ka dhënë goditje të fortë qeverisë. Dhe duhet vlerësuar për këtë. Nëse PD pret që punën e saj ta bëjë SPAK e ka gabim. Alternativën, zgjidhjen duhet ta bëjë PD. Si u bëka kështu kjo punë, do na e bëkan të tjerët. Po atëherë pse ekzistokan partitë. po na ra nga qielli.
Po ishalla, vjen presidenti Trump dhe merr Ramën. Unë kam pak besim tek këto. Unë besoj se SHBA investojnë për forcimin e institucioneve por që të vijnë delta force më duket pak. Por PD duhet të ketë marrëdhënie të mirë me ndërkombëtarët, PD duhet të ketë qëndrim në këtë periudhë, në mbështetje të SPAK.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128