“Shqipëria është një kazus”, Berisha: Nëse BE shikon më shumë stabilitetin është aleate e autoritarizmit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës “The Western Balkans Paradigm” tha se integrimi europian është një prej prioriteteve kyçe të PD-së, ndërsa theksoi se demokracia dhe shteti i së drejtës nuk mund të sakrifikohen në emër të stabilitetit.
Berisha nënvizoi se politika duhet të jetë gjithnjë e orientuar nga standardet demokratike dhe integrimi europian.
Ai e cilësoi Shqipërinë si një rast tipik ku stabiliteti është vënë përpara demokracisë dhe kjo ka sjellë pasoja të rënda në zhvillimet politike.
Berisha: Dëshiroj të filloj duke falënderuar zotin Patrick Voller, zoti Tomi Huhtanen dhe të tjerët për praninë e tyre këtu, që është një ndihmë e madhe, është një asistencë e madhe për PD-në dhe opozitën.
Ju jemi shumë mirënjohës dhe i sigurojmë se partia jonë mbetet tërësisht e angazhuar për të mbajtur parimet dhe vlerat që familja jonë, PPE-ja, ka me ne dhe me vendet e tjera.
Pyetja juaj ka rëndësi thelbësore, në kuptimin që integrimi në BE është procesi thelbësor për kombin tim, për kombet tona dhe është ylli polar i programit tonë.
Unë e konsideroj gjeopolitikën pothuajse një forcë natyrore, e cila gjithmonë duhet të merret në konsideratë seriozisht.
Por duke i dhënë përparësi në krahasim me integrimin përmes standardeve, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë, që janë themelet e procesit të integrimit, në mendimin tim është një gabim i tmerrshëm dhe historik.
Nga njëra anë kjo do të thotë tradhti e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të idealeve dhe aspiratave të një vendi kandidat sepse fakti që ata e shohin të ardhmen më të mirë në BE, mendojnë dhe kanë të drejtë të mendojnë se do jenë më të lirë, më të begatë në ekonominë e tregut dhe qytetarë më të denjë.
Por në rast se ju i jepni përparësi stabilokracisë në krahasim me standardet, apo aderimit për qëllime stabiliteti, kjo do të thotë që i jep rrugën dhe je në aleancë me autokracinë.
Unë mendoj se asnjë vend i lirë i BE do ta donte këtë rezultat.
Kushdo që ka ndonjë dyshim, le të vijë në Shqipëri dhe ta studiojë kazusin.
Shqipëria është një kazus tipik. I ka dhënë prioritet stabilokracisë krahasuar me standardet dhe kjo u transformua në një shtet autokratik.
Por edhe për BE-në në vetvete nuk është vetëm një problem i rëndë moral me vendet kandidate, por gjithashtu do të thotë të vendosësh një virus në themelet e veta pa ditur se cilat do jenë pasojat për të ardhmen.
Një proces i bazuar në meritë është në interesin jetësor të qytetarëve të vendeve kandidatë.
Është mënyra më e mirë për të ndihmuar këto vende që të shkëputin lidhjet me të kaluarën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



