"Shqipëria në krye të listës së azilkërkuesve", Basha: Koha për t'i dhënë fund propagandës, është tani. Programi i PD bën realitet ndryshimin që duan shqiptarët

Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë.
Basha ka ironizuar kryeministrin Rama i cili edhe pse Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta dhe u jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil.
"Koha për t'i dhënë fund propagandës, është tani", shprehet Basha.
POSTIMI I PLOTË I KRYETARIT TË PD:
Shqipëria kryeson listën e azilkërkuesve në Europë, ndërsa Edi Rama vazhdon shfaqjet e shtrenjta. U jep leksione vendeve të BE, të cilat numërojnë mijëra emigrantë shqiptarë që kërkojnë azil, pasi s'kanë mundësi ekonomike të jetojnë në vendin e tyre.
Koha për t'i dhënë fund propagandës, është tani.
Është koha për t'i dhënë fund korrupsionit me pasuritë e shqiptarëve dhe për t'u dhënë atyre mundësi të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre.
Shqipërisë ia ka mundësuar Zoti të gjitha për t'u bërë vend i begatë dhe i zhvilluar, ata që e kanë penguar janë politikanët e korruptuar që e kanë mbajtur peng për interesat e tyre.
Ndaj është koha që me programin e Partisë Demokratike të Shqipërisë të bëjmë realitet ndryshimin që të gjithë shqiptarët kërkojnë!
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Kryeministri po flet me veten
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
