Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, Çuçi ikën me leje, kush do e zëvendësojë deri më 22 gusht

10 Gusht 2022, 15:42 / POLITIKË ALFA PRESS

Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledar Çuçi i ka deleguar kompetencat e tij të postit që mban, drejtorit të Agjencisë së Hartimit të Programeve të veçanta Bledar Skënderi deri në datën 22 gusht të këtij viti.

Kjo lëvizje e Çuçit, vjen pak ditë pasi shumë qytetarë kanë organizuar protesta para ministrisë së Brendshme duke i kërkuar dorëheqjen pas tragjedisë së ndodhur në Himarë ku një 7 vjeçare humbi jetën si shkak i goditjes nga skafi që drejtohej nga polici Arjan Tase.

 

Po ndodh...