Shqiptarët ‘ndëshkojnë’ opozitën, 73.5% thonë se ‘mosbindja civile’ e PD është dështim
Shqiptarët janë të zhgënjyer me aksionin e mosbindjes së Partisë Demokratike. Sipas sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e të anketuarve brenda dhe jashtë vendit, e konsiderojnë këtë nismë si të dështuar deri më tani. Konkretisht, 73.5%, prej tyre e quajnë dështim, ndërsa 7.2% sukses. 9.3% janë të dyzuar.
Vihet re se kemi një shumicë më të madhe të zgjedhësve në Shqipëri që thonë se mosbindja civile e PD është një dështim, 74.7% prej tyre, ndërkohë që 18.7% e konsiderojnë sukses dhe 6.6% janë të dyzuar.
Me një diferencë vetëm 4% me zgjedhësit në Shqipëri, edhe pjesa më e madhe e diasporës, 70.7%, thotë se aksioni i mosbindjes civile të PD është dështim. Një pjesë shumë më e vogël, vetëm 13.7% thonë se është sukses, ndërsa 15.6% e zgjedhësve në diasporë janë të dyzuar.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128