Shqiptarët që largohen me gomone/ Rama krahasohet me Norvegjinë

3 Tetor 2022, 22:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Shqiptarët që largohen me gomone/ Rama krahasohet me Norvegjinë

Teksa ka komentuar shqiptarët që largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe, kryeministri Rama nuk ka nguruar të marrë një krahasim të pakuptimtë të situatës, teksa ka sjellë në mendje shembullin e Norvegjisë.  

Sipas tij, ky largim është një proces në të cilën po kalon Shqipëria në momente të ndryshme të historisë së saj, ndërsa shtoi se, një trend i tillë largimesh ka qenë shumë vite më parë në

shtetin nordik. Ndërsa tani, sipas Ramës, ata konsiderohen tani si sheikët e Europës.

‘Shqiptarët nuk janë 30 vjet mbi gomone. Si të gjithë të tjerët, janë në të drejtën e tyre që të kërkojnë një jetë më të mirë. Ata që nuk duan të presin për nesër. Nuk mund të arrihet dot Gjermania, Franca, Suedia dhe Norvegjia. Ajo që na takon është të përmirësojmë çdo vit jetën në vend. Nuk mund të imagjinojmë që të bëjmë sot Shqipërinë si Gjermania. Sot norvegjezët janë sheikët e Europës.’, u shpreh ndër të tjera Rama.

 

Po ndodh...