Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Sinaj kërkon shqyrtim të mëtejshëm të çështjes, ja kur do të jetë seanca e radhës

4 Shtator 2024, 12:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Sinaj kërkon shqyrtim

Kryetarja e mbledhjes së Këshillit të Mandateve, Elisa Spiropali ka shtyrë seancën e radhës për mandatin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.

Në fillim Spiropali tha se seanca e radhës do të zhvillohet brenda datës 18 shtator, pasi deputeti Sinaj ka kërkuar të njihet me dosjet dhe shqyrtimin e çështjes me avokatët e tij.

Ndërkohë, kreu i Grupit parlamëntar, Gazment Bardhi ka kërkuar që kjo seancë të mos zgjatet kaq shumë prej dy javësh.

Si përfundim, u vendos që brenda një jave do të vendoset nëpërmjet relatorëve të opozitës dhe mazhorancës data fiks për seancën e radhës.

 

Po ndodh...