
Shtyhet në Kuvend votimi për ngritjen Komisionit të Posaçëm Anti-Korrupsion! PS kërkon dialog me Rithemelimin

Ndonëse e përfshinë në agjendën e ditës së enjte, socialistët do të tërhiqen nga votimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.
Mësohet se mazhoranca do të presë edhe dakordësia e opozitës, e cila nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen. Komisioni është konceptuar me 11 anëtarë, 6 nga PS dhe 5 nga opozita.
Një ditë para seancës plenare, deputeti i Rithemelimit, Ervin Salianji, shprehet kundër, ndërsa kreu i këtij grupimi parlamentar, Gaz Bardhi, evidenton mungesën e një drafti për këtë komision.
Rithemelimi nuk mori pjesë as në votimin e projektrezolutës, e cila u miratua me 76 votat e socialistëve në seancën e ditës së hënë.
Në projektvendim thuhet se Komisioni i Posaçëm do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 10-mujor. Në rast nevoje, me kërkesë të arsyetuar të komisionit, Kuvendi mund të vendosë zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së komisionit. Edhe pse Rithemelimi ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë, parashikohet që komisioni të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita.
Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë shumica parlamentare, ndërsa nënkryetari i takon pakicës. Komisioni i Posaçëm do të ketë si synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave te mirëqeverisjes ne te gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e metejshem te zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e raporteve të Bashkimit Evropian dhe raportit “Screening” të Komisionit Evropian për grup-kapitullin e parë, si dhe adresimin e masave të udhërrëfyesve të miratuar nga qeveria “Për shtetin e së drejtës” dhe “Reformën në administratën publike”. Për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës e transparent, do të ngrihet dhe funksionojë grupi i punës i ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë me përfaqësues të propozuar nga institucionet e drejtësisë, institucionet e pavarura dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese, administrata publike, bota akademike, universitetet publike dhe jopublike, institute e organizata të shoqërisë civile dhe medias, si edhe organizata të sipërmarrjes, etj..
Grupi i ekspertëve do të organizohet në 3 nëngrupe që do të angazhohen për 3 fushat e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni.
Ekspertët do të angazhohen në funksion të temave përkatëse, që lidhen me fushat e tyre të veprimtarisë në procesin e kryerjes së analizës dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.
Numri dhe përbërja e grupit të ekspertëve miratohet me vendim të komisionit. Komisioni mund të ftojë për konsultime për çështje specifike edhe agjenci dhe ekspertë të tjerë vendas e ndërkombëtarë të mirënjohur në fushat përkatëse.

ide

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128