Si gënjeu publikisht Ervin Salianji me ‘amendamentin’ për amnistinë penale

8 Shkurt 2024, 10:00 / POLITIKË NGA ALFAPRESS.AL

Si gënjeu publikisht Ervin Salianji me ‘amendamentin’ për
Një natë më parë, i ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në “Euronews Albania”, deputeti Ervin Salianji u revoltua dhe tha se ai nuk përfitonte nga amnistia penale.

Ndërkohë që e dinte një gjë të tillë, më 26 janar, nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, dy ditë pasi ministri Manja sqaroi në TV se çfarë përfshin dhe nuk përfshin ligji, ai paraqiti një copë letër dhe e lexoi me gjithë pompozitet, sikur propozonte një ‘amendament’, sipas të cilit deputetët nuk duhet të përfitonin nga amnistia penale, përfshi edhe veten e tij.

E parë në këtë mënyrë, ky akt mund të lexohej si ‘heroizmi’ i radhës i deputetit që më 8 janar u pa në selinë e PD-së me shkop bejzbolli kundër militantëve të Berishës, ndërsa tani ngre zërin nëpër ekrane duke deklaruar se do të zërë me shpulla mbështetësit e Bashës.

Në fakt, sipas asaj që ka pohuar vetë Salianji një natë më parë, por edhe siç dihej prej të gjithëve, Salianji ka luajtur ‘bllofin’, duke bërë një ‘amendament’ për diçka që nuk ekziston në propozimin ligjor për amnistinë.

Amendamenti mund të bëhej dhe të paraqitjen për t’u diskutuar dhe votuar, nëse në ligjin e paraqitur nga qeveria do të përfshihej edhe vepra penale për të cilën akuzohet Salianji, sepse në momentin që ajo nuk përfshihet, nuk ka kuptim asnjë propozim që të mos përfshihet dhe të hiqet diçka që nuk ekziston.

Po! Kuptim ka propozimi i ‘bashkëluftëtarit’ të Salianjit, Ferdinand Xhaferrajt, për ta përfshirë në amnisti edhe rastin e deputetit Salianji, mirëpo, siç do propozim qesharak që bën Xhaferrajt, pas deklaratës së tij për përmirësim të diellit, asnjë propozim tjetër i tij nuk merret parasysh.

Vlen për t’u ritheksuar fakti, se pas rreshtimit me Berishën, deputeti Ervin Salianji ka arritur deri më tani që ta bllokojë në Gjykatën e Apelit gjyqin ndaj tij.

Ndërkohë që ky grup deputetësh bërtet mëngjes dhe mbrëmje se drejtësia është në dorën e Edi Ramës, duhet t’u tregojnë mbështetësve të PD-së se si një drejtësi në dorë të Edi Ramës nuk bënte detyrën ligjore dhe, së paku, të caktojë një datë për realizimin formal të gjyqit?!

Si gënjeu publikisht Ervin Salianji me ‘amendamentin’ për

 

Po ndodh...