Sinjali i News 24 u ndërpre prej ditës së djeshme, gazetarët njoftojnë protestë: Nesër në orën 12:00, akt i paprecedentë ndaj medias së lirë

10 Gusht 2025, 13:47 / POLITIKË ALFA PRESS
Sinjali i News 24 u ndërpre prej ditës së djeshme, gazetarët

Prej dy ditësh, ambientet e televizionit News24 janë pa sinjal, pas ndërhyrjes nga Policia e Shtetit. Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, e shtune, televizioni privat News 24 u rrethua nga forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilët nuk i lejuan gazetarët që të vijonin punën e tyre ashtu sikurse çdo ditë.

Në godinën e televizionit, ku ndodhen redaksitë e “BallkanWeb” dhe gazeta “Panorama”, të gjitha pjesë e Hysenbelliu Group, në pronësi të Irfan Hysenbelliut zbarkuan forca të shumta policie si dhe vetë ish-kryepolici i Shqipërisë dhe aktualisht drejtuesi i shoqërisë “KAYO”, Ardi Veliu.

Kjo bëri që të ndërpritej transmetimi i këtij televizioni informativ.

Ky zhvillim ka nxitur reagime të shumta nga politikanë, gazetarë dhe qytetarë, të cilët kanë shprehur shqetësim për situatën dhe mbështetje për stafin e News24.

Ndërkohë, është njoftuar se gjatë ditës së nesërme në 12:00 gazetarët do të organizohen në protestë kundër këtij akti ndaj medias së lirë.

Po ndodh...

ide