
Skandali/ Mbërrin fleta e parë e votimit në diasporë, Rama tregon shtetin, qytetin dhe qarkun ku voton


Fleta e parë e votimit në Diasporë ka mbërritur te zgjedhësi i parë. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, sipas të cilit fleta e votimit ka mbërritur në orën 07:15 te zgjedhësi i parë me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër. Kryesocialisti thekson se vota e diasporës ka hyrë përfundimisht në jetën tonë demokratike. Fakti që Edi Rama di të dhëna të detajuara për këtë fletë votimi, (Duhet të ishin konfidenciale nga KQZ), përbën një skandal më vete. Një parti e cila është në garë si gjithë të tjerat, nuk duhet të ketë informacion të këtij lloji dhe të njoh destinacionin e fletës së votimit, pasi patronazhistët apo krimi i organizuar e kanë më të lehtë për të ndërhyrë.
“Vota e diasporës ka hyrë përfundimisht në jetën tonë demokratike. Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!”
Rama u bën thirrje shqiptarëve të diasporës që të votojnë numrin 5 në fletën e votimit, duke ju kujtuar mundësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sipas kreut socialist u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre.
“Ne e mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve ta përdorin votën e tyre. Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027.
VOTO 5 mu në mes të fletës së votimit ku është kolona Partia Socialiste Edi Rama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar”.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128