
Skandali me diplomat “Wisdom”, Çipa: Të kthehet meritokracia në arsim dhe…

Gazetari dhe analisti, Aleksandër Çipa, i ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24, komentoi dhe skandalin me diplomat në Wisdom, që dyshohet se shiteshin për para.
Çipa tha se duhet që të kthehet meritokracia në arsim.
“Po sjell në vëmendje të opinionit publik, por kryesisht të sektorit të arsimit të lartë shqiptar, një element të korrupsionit, që nuk është më vetëm endogjen në Shqipëri, por mesa duket ka dhe dimensione rajonale. Italia, përmes modeleve që ka pasur, në kuptimin e infiktivitetit arsimor, na ka sjellë modele të tilla informale në sistemin arsimor. Më herët, e mbani mend historinë e famshme të universiteteve që u mbyllën dhe që krijuan një trafik alla shqiptar të diplomave dhe të falsifikimit të tyre. Sot mesa duket kjo sëmundje është rikthyer në vendin e origjinës, në Itali, por pa u shkëputur nga networki me vendet rajonale, në mënyrë të veçantë me Shqipërinë.
Rikthimi i këtij lajmi duhet të bëjë njëkohësisht një lëvizje të menjëhershme operuese në sistemin e lartë të arsimit shqiptar, për verifikim, për parjen se deri ku shkon ky trafik që informalizon jo vetëm cilësinë e shkollës, por do të duhet që mekanizmat institucionalë të kontrollojnë me eficencë auditimin e mënyrës sesi funksionon kjo gjë. Duhet të rikthehet dhe njëherë një operacion efektiv. Kjo do të bëjë të mundur që të krijohet një cilësi e re e pretenduar në sistemin e lartë arsimor, në të njëjtën kohë të rikthehet meritokracia, që është e domosdoshme në nivelin e lartë arsimor dhe raporti mes cilësisë dhe pretendimit. Në kushtet që Shqipëria është stigmatizuar si vend që nuk ka ofruar konkurrencën e standardit të arsimit të lartë, duhet që të rrisë vëmendjen, veprimin institucional, pse jo penalitetet juridike dhe administrative, mbi abuzantët dhe operatorët e arsimit të lartë”, tha Çipa.
-
Sondazhet e PS/ Rama në alarm: Është rritur shumë elektoratit gri!
17 Shtator, 17:59

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128